Flash News

E-TJERA

3-vjeçari ndërroi jetë në kopsht, familjarët kërkojnë drejtësi para Prokurorisë: Na gënjyen!

3-vjeçari ndërroi jetë në kopsht, familjarët

Familjarët e 3-vjeçarit që ndërroi jetë në një kopsht privat në Fier, kanë dalë sot para Prokurorisë duke bërë thirrje për drejtësi.

Në një prononcim për mediet, nëna e fëmijës u shpreh se edukatorja e kopshtit e ka gënjyer duke i thënë se fëmija ishte mirë. Me të mbërritur në spital, nëna pohon se është njoftuar nga stafi se fëmija ishte futur në sallën e operimit. Më tej shton ajo, ishte doktori që e ka njoftuar se 3-vjeçari ka mbërritur i pajetë në spital.

“Edukatorja më ka gënjyer, më ka marrë mua të parën në telefon më tha është mbytur me litar të bluzës, është në gjendje të mirë dhe është përmendur. Në momentin që shkova në spital, më thanë është futur në sallë të operimit, pastaj doktori më tha fëmija ka ardhur pa jetë këtu. Na thanë ka kamera sigurie, por kur shkuam nuk kishte. Djali 15 kg nuk ka mundësi të mbytej nga varësja. Kërkoj drejtësi për shpirtin e Noas tim. Zoti prokuror mendo që është një fëmijë 3-vjeçar”, tha nëna mes lotësh.

Fëmija ndërroi jetë disa ditë më parë. Policia njoftoi se fëmija ishte mbytur pasi kapuçi i xhupit ishte kapur pas varëses së rrobave. Ishte edukatorja ajo që e shoqëroi në spital. Kjo e fundit është ndaluar nga policia.

Të fundit