Flash News

E-TJERA

3-vjeçari ndërroi jetë në kopësht, gjykata e Fierit lë në burg edukatoren

3-vjeçari ndërroi jetë në kopësht, gjykata e Fierit

Gjykata e Fierit ka vendosur burg me afat 30 ditor për edukatoren e kopshtit ku humbi jetën 3-vjeçari.

Redina Binjaku, 27 vjeç, ka vendosur të mosparaqitjet në seancë dhe është përfaqësuar nga avokati i saj. Prokurori i çështjes ka kërkuar qëndrimin e saj në burg me akuzën për “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, deri në përfundim të hetimeve.

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën mesditën e së premtes në një kopsht privat në Fier. Policia njoftoi se fëmija ishte mbytur me kapuçin e xhupit, i cili ishte kapur pas varëses së rrobave.

Familjarët e fëmijës dolën dje para Prokurorisë për të kërkuar drejtësi. Nëna e 3-vjeçarit u shpreh se kopshti e kishte gënjyer duke e njoftuar se fëmija ishte mirë, por më vonë në spital kishte mësuar se fëmija kishte mbërritur në spital pa shenja jete.

Familjarët kanë kërkuar verifikimin përmes kamerave, por kopshti ka deklaruar se në vendin ku është mbytur 3-vjeçari nuk ka kamera.

Të fundit