Flash News

E-TJERA

30 vite nga ngritja e flamurit të SHBA-së, mesazhi që përcolli diplomati amerikan dhe e veja e një shqiptari të persekutuar

30 vite nga ngritja e flamurit të SHBA-së, mesazhi që

Sot festohet 30 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri. Në një postim në Twitter, ambasada amerikane në Tiranë ka risjellë edhe njëherë në kujtesë ngritjen e flamurit amerikan në ambasadën e SHBA-së, nga e veja e një shqiptari të persektuar prej sistemit komunist.

Diplomati amerikan Chris Hill dhe Andromaqi Adami e veja e Loni Adamit, i persekutuar nga sistemi komunist, përcollën një mesazh sipas të cilit "asgjë nuk është e pamundur kur amerikanët dhe shqiptarët bashkojnë forcat.

"Në ngritjen e flamurit amerikan së bashku atë ditë në 1991, Chris Hill dhe Andromaqi Adami po dërgonin mesazhe të fuqishme. Si një diplomat amerikan dhe e veja e dikujt që ishte vrarë për mbrojtjen e Ambasadës Amerikane, kur ata të dy ngritën flamurin, ata po dërgonin mesazhin se asnjë dënim, asnjë pengesë, asnjë gënjeshtër nuk mund të shuajë dëshirën për të qenë të lirë. Ata po dërgonin mesazhin se asgjë nuk është e pamundur kur amerikanët dhe shqiptarët bashkojnë forcat. Dhe ata po dërgonin mesazhin se populli shqiptar dhe populli amerikan janë partnerë dhe miq të qëndrueshëm në ndjekjen e demokracisë dhe çdo qëllimi fisnik që dallon të lirët nga të pafajshmit," shkruan ambasada amerikane në Twitter.

 

Të fundit