Flash News

E-TJERA

30-vjeçari shqiptar p*rdhunon 13-vjeçaren në Greqi, shpallet në kërkim

30-vjeçari shqiptar p*rdhunon 13-vjeçaren në Greqi, shpallet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 30-vjeçar shqiptar ka përdhunuar një 13-vjeçare.

Mësohet se shqiptari i është afruar të miturës përmes rrjeteve sociale dhe nga data 20 tetor deri më 4 nëntor ata flisnin rregullisht.

Ngjarja ka ndodhur në Evia dhe denoncimi është bërë nga nëna e vajzës. Kjo e fundit është bindur nga 30-vjeçari që të takohen dhe më pas e ka përdhunuar.

E mitura nuk e ka treguar ngjarjen, por është zbuluar nga një e afërme e saj e cila i gjeti në telefon mesazhet që kishte shkëmbyer me 30-vjeçarin. Më pas ajo ka njoftuar nënën e vajzës e cila ka denoncuar në polici shqiptarin.

Policia është në kërkim të 30-vjeçarit i cili dyshohet të ketë ndërruar vendbanim ose të jetë arratisur drejt Shqipërisë.

Të fundit