Flash News

E-TJERA

30 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali, Meta: Reflektim për një të ardhme dinjitoze, shpopullimi është drama më e madhe

30 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali, Meta: Reflektim për

Presidenti Ilir Meta ka risjellë në vëmendje eksodin e shqiptarëve më 8 gusht të vitit 1991, ku rreth 20 mijë shqiptarë u larguan drejt brigjeve të Italisë.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se zbarkimi i shqiptarëve në brigjet e Italisë i dëshmoi botës tragjedinë dhe mjerimin e popullit më të shtypur në kontinent. Meta ka bërë thirrje për një reflektim mbi sakrificat e popullit shqiptar për të të ndërtuar një të ardhme më të mirë, larg shpopullimit, si drama më e madhe që po i ndodh vendit.

“Si sot 30 vite më parë, më 8 gusht 1991, rreth 20 mijë shqiptarë zbarkuan në brigjet e Italisë, në kërkim të lirisë dhe shpresës, duke i dëshmuar botës tragjedinë dhe mjerimin e popullit më të shtypur dhe të izoluar të kontinentit.

Anija ‘Vlora’, me të gjithë simbolikën, emocionet e forta dhe kujtimet e gjalla që risjell, na fton për një reflektim të thellë mbi sakrificat e jashtëzakonshme njerëzore, në emër të së cilave duhet të punojmë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe dinjitoze për qytetarët tanë, veçanërisht kur shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit”, shkruan Meta.

Të fundit