Flash News

E-TJERA

30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, mesazhi i ambasadorit të parë amerikan në vendin tonë

30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA,
Foto ilustruese

Sot shënohen 30 vite nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 15 mars të vitit 1991 rinisën marrëdhëniet, pas një ndërprerjeje prej 52 vitesh.

Më 11 qershor të atij viti, ish-Sekretari i Shtetit Xheims A. Bejker III ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i SHBA, që vizitonte Shqipërinë pas periudhës së gjatë të izolimit të vendit.

Ambasada e SHBA në Tiranë u hap më 1 tetor 1991 dhe ambasadori i parë ishte William Edwin Ryerson, i cili ia paraqiti kredencialet e tij Qeverisë së Shqipërisë më 21 dhjetor 1991.

Kjo datë e rëndësishme është kujtuar edhe nga ambasada amerikane në vendin tonë, e cila ka publikuar një mesazh të kryediplomatit të parë  William Edwin Ryerson. Gjithashtu bën me dije se gjatë kësaj jave do të publikojë të gjitha mesazhet e ambasadorëve që kanë qenë të akreditur në vendin tonë.

"Ne i kërkuam ish-Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara që t'i dërgojnë një mesazh popullit shqiptar. Ata pranuan me kënaqësi, duke thënë se sa shumë u mungon ky vend. Përgjatë kësaj jave, ne do të postojmë mesazhet e këtyre Ambasadorëve dhe do të festojmë së bashku këtë datë të rëndësishme", thuhet në reagimin zyrtar.

Të fundit