Flash News

E-TJERA

"300 euro për person", prangoset në Kakavijë i riu  nga Bangladeshi, po transportonte emigrantë klandestinë

"300 euro për person", prangoset në Kakavijë i riu
foto ilustruese

Një 21-vjeçar nga Bangladeshi është prangosur pasi u kap nga policia duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm, kundrejt një pagese prej 300 eurosh për person.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin S.I., 21 vjeç.

21-vjeçari u kap në afërsi të fshatit Grapsh duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, për të shkuar në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Të fundit