Flash News

E-TJERA

31 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, 254 pacientë aktivë në të gjithë vendin

31 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, 254 pacientë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete, ndërsa pas kryerjes së 2,377 testimeve, janë evidentuar 31 raste të reja me Covid-19.

Sipas MSH, në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë dhe aktualisht janë 254 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2377 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 31 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 6 raste në Elbasan, 5 raste në Skrapar, 3 raste ne Lushnje, 2 raste në Lezhë, Sarandë, 1 rast në Krujë, Fier, Has, Berat, Kamëz.

Aktualisht janë 254 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,118 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç.

 

Të fundit