Flash News

E-TJERA

31-vite nga anija ‘Vlora’/ Edhe pas tre dekadash, shqiptarët me sytë nga Europa

31-vite nga anija ‘Vlora’/ Edhe pas tre dekadash, shqiptarët me

Sot shënohet 31-vite nga eksodi i madh i shqiptarëve në Itali. Rreth 20 mijë shqiptarë braktisën atdheun e tyre në 8 gusht të 1991-shit për një të ardhme të mirë përtej Adriatikut.

Emigrantët shqiptarë zbarkuan në brigjet e Barit me anijen “Vlora”, që ishte nisur nga porti i Durrësit. Kjo anije më parë u refuzua nga Brindisi.

Frenimi i fenomenit të largimit masiv të shqiptarëve mbetet një sfidë, edhe pas 31-vjetësh, ku qytetarët të vuajtur nga regjimi komunist hodhën sytë drejt Europës.

Edhe sot kjo mbetet një dëshirë e një pjese të mirë të shqiptarëve. Vetëm në 8 vitet e fundit më shumë se gjysëm milioni shqiptarë kanë braktisur vendin e tyre.

Si shkak për largimin masiv vlerësohet mungesa e shpresës, konkurrencës së drejtë, papunësia, etj. Shqetësues është fakti se, ata që zgjedhin të largohen janë të rinjtë dhe profesionistët.

Por ky realitet refuzon të pranohet nga partia në pushtet, e cila shpesh e ka konsideruar normale, duke e sfumuar situatën. "Është zgjedhje" ka thënë disa herë kryeministri Edi Rama.

Nga ana tjetër mungojnë edhe përpjekjet për t’i mbajtur shqiptarët në vendin e tyre. Kjo dëshmohet në shifrat e të larguarve, të cilat nuk po pësojë rënie.

 

 

Të fundit