Flash News

E-TJERA

33-vjeçari i zhvat 10 mijë euro tregtarit, vihet në pranga

33-vjeçari i zhvat 10 mijë euro tregtarit, vihet në pranga

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për një rast të mashtrimit financiar.

Elton Dumani i zhvati një tregtari shumë prej 10 mijë euro, me pretendimin se do të shlyente detyrimet tatimore të aktivitetit të tij tregtar.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një qytetar për një rast mashtrimi financiar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fraud”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit Elton Dumani, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, i kishte marrë 10 000 euro shtetasit G. D., me pretendimin se do të shlyente detyrimet tatimore të aktivitetit të tij tregtar”, njofton policia.

Të fundit