Flash News

E-TJERA

34 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të gjuhës së huaj

34 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të gjuhës
Foto ilustruese

Rreth 34 mijë maturantë do i nënshtrohen sot provimit të parë, atij të gjuhës së huaj. Testi do të përfshijë pyetje me alternativa dhe me shtjellim.  

Provimi do të zhvillohet në 208 qendra, do të nisë në orën 10.00 dhe do të zgjasë  2:30 minuta.

Ky është viti i dytë që provimet zhvillohen në kushtet e pandemisë dhe pavarësisht se pjesën më të madhe mësimi është zhvilluar online, provimet do të realizohen si gjithmonë, duke respektuar masat anti-Covid.

Ndërkohë provimet e radhës do të mbahen më 3, 7,11 dhe 15 qershor.

Të fundit