Flash News

E-TJERA

34-vjeçari qëllon me armë drejt forcave të rendit dhe largohet me makinën e policisë; arrestohet nga RENEA

34-vjeçari qëllon me armë drejt forcave të rendit dhe

Një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë në Divjakë.

Policia ka shkuar për ta shoqëruar në fshatin Mëhallëz 34-vjeçarin Artan Kaboci, por ky i fundit ka bërë rezistencë. Ai ka qëlluar në drejtim të policisë, fatmirësisht pa pasoja dhe është larguar me mjetin e policisë.

Aventura e të riut nuk ka zgjatur shumë, pasi është arrestuar nga RENEA.

Kaboci ishte përfshirë në një konflikt në fshatin e tij para se policia të shkojë për ta arrestuar.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:30, në Sallën Operative ka ardhur një njoftim se në fshatin Gradishtë, në banesën e shtetasit A. K., 34 vjeç, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët kanë bërë rrethimin e banesës dhe vendosjen e perimetrit të sigurisë .

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje shtetasit A.K të hidhte armën por 34-vjeçari nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe në tentativë për tu larguar ka dëmtuar me sende të forta tre mjete të Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit