Flash News

E-TJERA

34-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Itali

34-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik

Një shqiptar humbi jetën, pasi u përfshi në një aksident automobilistik në Itali.

Mediat vendase shkruajnë se Francesco Zhuta 34 vjeç po udhëtonte me motor, kur u përplas me një makinë Audi Q3 që drejtohej nga një 57-vjeçar nga Rosignano. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në via Ernesto Solvay.

Mësohet se i riu u përplas fillimisht me makinën dhe më pas me një pemë në anë të rrugës. Mësohet se motori dhe makina po lëviznin në të njëjtin drejtim përgjatë rrugës.

Nuk dihet nëse aksidenti ka ndodhur për shkak të parakalimit, por hetimet vijojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

 

Të fundit