Flash News

E-TJERA

35-vjeçari i jep fund jetës me fostoksinë në Poliçan

35-vjeçari i jep fund jetës me fostoksinë në

Një 35-vjeçar në Poliçan i ka dhënë fund jetës duke konsumuar lëndë helmuese.

 Mësohet se Aranit Tare, babai i një djali, në gjendje të rënduar psikologjike, ka pirë dy kokrra fostoksinë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete në dhomën e tij dhe kanë njoftuar policinë.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se, Tare vuante prej disa vitesh nga probleme të rënduara depresive dhe kurohej për këtë sëmundje.

Të fundit