Flash News

E-TJERA

351 ukrainas të strehuar në Shqipëri, mund të qëndrojnë pa vizë për një vit

351 ukrainas të strehuar në Shqipëri, mund të
Foto Ilustruese

Të paktën 351 shtetas nga Ukrainë janë strehuar në vendin tonë që nga nisja e luftës ruse.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka zhvilluar një takim me ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov. Sipas Çuçit, shtetasve ukrainas në Shqipëri iu është ofruar mbrojtje e përkohshme.

“Aktualisht në Shqipëri po qëndrojnë 351 shtetas nga Ukraina, të cilëve iu është dhënë mbrojtja e përkohshme sipas kuadrit të plotë ligjor që ne kemi për azilin. Të tjera masa lehtësuese për hyrjen dhe qëndrimin e tyre do të miratojmë në vijim nëse është e nevojshme, për t’ju gjendur pranë atyre që largohen nga konflikti”, tha Çuçi.

Shtetasit e Ukrainës të cilët largohen nga vendi  tyre dhe hyjnë në Shqipëri, mund të qëndrojnë pa vizë për një periudhë 1-vjeçare pa qenë nevoja të pajisen me leje qëndrimi.

Të fundit