Flash News

E-TJERA

3.7 mln euro evazion fiskal me fatura false, vetëdorëzohet në polici pronari i ‘Buzi Store’

3.7 mln euro evazion fiskal me fatura false, vetëdorëzohet në

Është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës Oltion Buzi, pronar i “Buzi Store”, i cili ishte i shpallur në kërkim që nga janari 2025.

Buzi akuzohet se nuk ka deklaruar 3.7 mln € të ardhura në autoritetet tatimore.   

Në janar të këtij viti ai u shpall në kërkim me urdhër të prokurorisë së Tiranës e cila zbuloi evazionin fiskal.

Ndaj tij gjykata kishte caktuar në mungesë masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale ‘Fshehje të ardhurash’.

Nga hetimet ka rezultuar se ‘Buzi Store’ përdorte një sistem kompjuterik të paautorizuar për monitorimin dhe lëshimin e faturave tatimore.

Ky sistem, që operonte përmes platformës online të palicencuar “store.dyqanimen.com”, mundësonte lëshimin e faturave të falsifikuara, të cilat përmbanin mangësi të elementeve të kërkuara nga legjislacioni tatimor dhe ishin të pa fiskalizuara, raporton Prokuroria e Tiranës.

Organi i akuzës, nga hetimet, ka ngritur dyshimet se në disa raste, ‘Buzi Sport’ lëshonte fatura me vlera më të mëdha, ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore, duke shmangur kështu pagesën e detyrimeve tatimore.

Të fundit