Flash News

E-TJERA

37-vjeçari mban dy orë nën kërcënimin e thikës nënën dhe motrën në Kuçovë

37-vjeçari mban dy orë nën kërcënimin e thikës

Një 37-vjeçar prej gati dy orësh ka mbajtur peng nën kërcënimin e thikës nënën dhe motrën e tij.

Gjergji Salla ka kërcënuar se do t’i vriste, ndrësa kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë duke ngritur alarmin për rrezikun që i kanosej dy grave të familjes.

Uniformat blu kanë ndërhyrë duke neutralizuar autorin vetëm 1 orë pas telefonatës në sallën operative.

Bëhet me dije se 37-vjeçari, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor është arrestuar.

Mësohet se Salla prej dy javësh refuzonte të konsumonte medikamentet dhe ishte shndërruar në person agresiv.

Të fundit