Flash News

E-TJERA

Horror në Greqi/ Shqiptari vret gruan me çekiç, trupin e fshehu prej një jave në papafingo

Horror në Greqi/ Shqiptari vret gruan me çekiç, trupin e

Një shqiptar u vetëdorëzua sot para autoriteteve greke pasi ka deklaruar se ka vrarë sebnde të forta gruan e tij.

Mediat greke raportojnë se ai ka telefonuar pasditen e së enjtes autoritetet dhe ka denoncuar se të enjten e kaluar ka vrarë gruan e tij me çekiç. 

Sipas informacioneve, burri ka thënë se gruan pasi e ka ekzekutuar e ka fshehur në papafingo të shtëpisë së tyre në Ampelokipi.

Telefonata është bërë pak pas orës 18.00, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar zyrtarë të EL.AS. për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.

Në shtëpi kishte një erë të keqe që në momentin e parë dhe u konstatua se në papafingo kishte çanta të zeza.  

Bashkëshorti i ka thënë policisë se e ka vrarë me çekiç dhe me duar nga xhelozia teksa fëmijët ishin në shkollë. Gjatë gjithë këtyre ditëve, fëmijët lëviznin nëpër shtëpi.

Të fundit