Flash News

E-TJERA

39-vjeçari u gjet i pajetë në makinë, flasin banorët: Nuk kemi dëgjuar krisma

39-vjeçari u gjet i pajetë në makinë, flasin banorët:

39-vjecari Julian Balliu u gjet i pajete paraditen e sotme në Daullas të Libofshës nw automjetin tip “Volsvagen”.

Sipas policisë 39-vjecari dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, ndërkohë që banorët e zonës shprehen të habitur nga kjo ngjarje.

Banorë u shprehën se rreth orës 8:30 automjeti është parë i parkuar, por nuk kanë dëgjuar asnjë krismë arme. Për ta personi është i panjohur dhe nuk e kanë parë më parë në zonë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:20, në një automjet tip "Volkswagen", të parkuar në anë të rrugës, në fshatin Daullas, është gjetur i pajetë, shtetasi J. B., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se 39-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Të fundit