Flash News

E-TJERA

4 viktima në 4 muaj te "Shefqet Ndroqi", 'zgjohet' autoriteti spitalor: Kemi siguruar shërbimin e psikologut dhe kemi shtuar masat

4 viktima në 4 muaj te "Shefqet Ndroqi", 'zgjohet'
Foto Ilustruese/ Spitali “Shefqet Ndroqi”

Spitali “Shefqet Ndroqi” ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, ku një pacient me COVID-19 u vetëhodh nga kati i 2-të mbrëmjen e djeshme, duke i dhënë fund jetës.

Përmes një deklarate zyrtare, spitali i shpreh ngushëllime familjes teksa thonë se ky rast po hetohet nga organet kompetente.

Po ashtu, spitali sqaron se 60-vjeçari është trajtuar me terapinë e plotë të mjekimit në pavionin e urgjencës.

“Lidhur me arsyet që e çuan 60-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente. Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” ka siguruar shërbimin e psikologut dhe ka shtuar masat e sigurisë”, thuhet në njoftimin zyrtar të autoritetit spitalor.

Kujtojmë se, vetëm brenda 4 muajve të fundit janë shënuar 4 viktima te ‘Shefqet Ndroqi’, ndërkaq pacienti i fundit i vetëvrarë pas ishte në spitalin e ‘Infektivit’.

Njoftimi i plotë:

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 60-vjeçarit me inicialet L.Sh., nga Kurbini i cili i dha fund jetës mbrëmë pas mesnate, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

60 vjeçari i konfirmuar me COVID-19, ishte shtruar pasditen e datës 28 nëntor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku iu kryen ekzaminimet imazherike dhe u trajtua me terapinë e plotë të mjekimit në pavionin e urgjencës.

Më datë 29 pacienti është transferuar në pavionin e katit të parë (mbi katin përdhes) ku edhe ka kryer aktin e rëndë.

Lidhur me arsyet që e çuan 60-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” ka siguruar shërbimin e psikologut dhe ka shtuar masat e sigurisë.

Stafi mjekësor është në gatishmëri të plotë dhe i sigurojmë qytetarët se po punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe profesionalizëm për çdo pacient që trajtohen në spitalin tonë.

Të fundit