Flash News

E-TJERA

4 ditë pas sulmit kibernetik ndaj portaleve qeveritare, rikthehet në funksion e-Albania

4 ditë pas sulmit kibernetik ndaj portaleve qeveritare, rikthehet në

Katër ditë pas sulmit kibernetik ndaj portaleve qeveritare, sot është rikthyer në funksion e-Albania.

Kryeministria në një njoftim për mediat sqaron se e-albania rikthehet në funksion për 1118, nga 1225 shërbimet elektronike që ofron për qytetarët shqiptarë.

Njoftim për mediat:

e-albania rikthehet në funksion për 1118, nga 1225 shërbimet elektronike që ofron për qytetarët shqiptarë.

Tashmë mund të gjenerohen sërish nga platforma digjitale:
– Dokumentet me vulë elektronike – certifikatat e gjendjes civile, vërtetimet tatimore, eksteraktet dhe certifikata e regjistrimit të biznesit, vërtetimet e papunësisë, certifikata e gjendjes gjyqësore (dëshmia e penalitetit)

Do të mund të aplikohet për:
– Regjistrimin në klasën e parë dhe të dhjetë të nxënësve
– Shërbimet e regjistrimit të biznesit, etj.

Por për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, portali e- albania, për arsye të larta sigurie, do të bëhet funksional së shpejti.

Ndërkaq AKSHI-t, së bashku me skuadrën e Microsoft DART (Detection and Response Team) dhe partnerët e “Jones Group International”, po vijojnë punën me intensitet të plotë për t’ju kthyer qytetarëve edhe:
– Shërbimet e regjistrimeve dhe të ndryshimeve të pronarëve përfitues;
– Vërtetimin e ndihmës ekononomike, pagesës së paaftësisë së kufizuar dhe kërkesës për të përfituar nga programet e strehimit social;
– Për shërbimet e rezervimit të takimit për kryerje konsulte e ekzaminimi mjekesor;
– Për listën e notave dhe vertetimin e diplomës për studentet që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës;
– Për shërbimet konsullore, për shqiptarët jashtë vendit;
– Shërbimet e certifikatave të regjistrimit të objekteve të pronësisë industriale;
– Njehsimin e diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja;
– Si dhe për kryerjen e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSH) njoftoi se sulmi kibernetik nisi të premten pasdite, pas së cilës u izoluan të gjitha infrastrukturat dhe sistemet qeveritare.

Ai nisi si një sulm tipik në të cilin hakerët u përpoqën të godasin sistemet kritike, duke synuar t'i bënin ato jo-funksionale, thuhet në deklaratë.

Autoritetet shqiptare shpjeguan se modalitetet e këtij sulmi janë të ngjashme me “metodat e përdorura nga hakerat në sulmet e vitit të kaluar të para në hapësirën ndërkombëtare kibernetike”, duke përmendur ato në Ukrainë, Gjermani, Lituani, Maltë, Holandë dhe Belgjikë.

 

Të fundit