Flash News

E-TJERA

4 herë burg përjetë për grekun që vrau familjen shqiptare

4 herë burg përjetë për grekun që vrau familjen
Gjykata greke e ka dënuar me katër herë burgim të përjetshëm vrasësin e familjes shqiptare në Andravida.

Gjykata e Patrës vendosi për 61 vjeçarin dënimin më të madh duke e shumëzuar me katër herë, aq sa ishin edhe viktimat e tij, një çift dhe dy djemtë e mitur 1 dhe 2 vjeç.

Ngjarja tragjike e vrasjes së një familje të re shqiptare vetëm për 2 qira të papaguara ndodhi në 3 mars të 2022.

Krimi tronditi mbarë Greqinë, ndërkohë që shtëpia ku djali i madh i familjes gjeti trupat pa jetë të prindërve dhe vëllezërve të mitur nuk banohet nga askush, por edhe shumica e tyre nuk munden akoma të kalojnë as nga rrugica ku ndodhet.

Dënimi maksimal dhe tepër i rreptë për vendasin 61 vjeçar përmban dhe 21 muaj për armëmbajtje pa leje dhe 900 euro gjobë.

Të fundit