Flash News

E-TJERA

“4 mijë njësi banimi deri në fund të vitit”, analisti vë duart në kokë, Spiropali: Je dhe burrë me thinja

“4 mijë njësi banimi deri në fund të vitit”,

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka debatuar me analistin Agron Gjekmarkaj, pasi deklaroi se deri në fund të vitit do të jenë gati 4 mijë njësi banimi.

Të ftuar në Open, pas kësaj deklarate, Gjekmarkaj vë duart mbi kokë duke nënkuptuar se një gjë e tillë nuk është e mundur të realizohet.

Debati:

Spiropali: Deri në fund të vitit 4 mijë njësi individuale do të ndërtohen, ka filluar ndërtimi i lagjeve të reja. Gjekmarkaj  është mësuar të shkruajë letërsi bajate. Mos bëj shenja të tilla.

Gjekmarkaj: Zonja ministre merret me mimikën time, me gjestet e mia me sjelljet, ç’i duhet asaj se çfarë bëj unë.

Spiropali: Ti mund të hash bukë e të pish por vijmë këtu për publikun.

Gjekmarkaj: Ti gënjen, merre këtë tagjinë para publikut e konsumoje.

Spiropali: Këto janë shifra konkrete Gjekmarkaj. Je dhe burrë me thinja por nuk të shkon fare.

Të fundit