Flash News

E-TJERA

4 milionë euro pasuri nën sekuestro/ Rrëzohet 'perandoria' e vlonjatit, nga trualli te apartamentet dhe bizneset

4 milionë euro pasuri nën sekuestro/ Rrëzohet

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar rreth 4 milionë euro pasuri të shtetasit P.C. dhe familjarëve të tij, të cilët janë nën hetim për “Falsifikim dokumentesh” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë truall, ndërtesa, biznese, një sërë njësish shërbimi dhe disa apartamente të regjistruara në emër të tij, të familjarëve apo shoqërisë “F” shpk.

Operacioni vjen në kuadër të hetimeve të nisura në vitin 2023, ndërsa në një çështje të veçantë gjyqësore janë dënuar edhe tre shtetas kosovarë për trafikim armësh dhe municionesh.

NJOFTIMI

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuritë e shtetasit P.C. dhe të familjarëve të tij nën hetim për dy vepra penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ të parashikuara nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal.

Hetimet e zhvilluara mbi procedimin penal nr.25 të vitit 2023 çuan në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të këtij shtetasi prona, ndërtesa, biznese dhe truall, të cilat shkojnë në vlerën rreth 4 milionë euro.

Më konkretisht, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:

– Pasuri e llojit ‘Truall’, me sipërfaqe 1600 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit P.C.;

– Pasuria e llojit ‘Bodrum’, me sipërfaqe 841.75 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 112.82 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 36.14 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sipërfaqe 59.5 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 47.27 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 97.42 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Apartament’, me sipërfaqe 72.36 m2, me adresë në Vlorë në emër të shoqërisë ‘F’ shpk;

– Pasuria e llojit ‘Apartament’, me sipërfaqe 89.90 m2, me adresë në Vlorë në emër të shoqërisë ‘F’ shpk;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 324.17 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 318.16 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.; dhe

– Pasuria e llojit ‘Ndërtesë’, me sipërfaqe 115 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.

u dënuan tre shtetasit kosovarë E.Th., B.K., dhe M.K. të akuzuar për veprën penale ‘Trafikimi i armëve dhe i municioit’ parashikuar nga neni 278/a/2 i Kodit Penal.

Të fundit