Flash News

E-TJERA

"4 orë në trafik"/ Paralizohet aksi Rinas - Vorë, radhë kilometrike automjetesh

"4 orë në trafik"/ Paralizohet aksi Rinas - Vorë,

Trafik i rënduar është krijuar pasditen e kësaj të hëne në segmentin rrugor nga Rinasi në drejtim të Vorës.

Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e Politiko.al, një qytetar shprehet se aksi ka qënë thuajse totalisht i paralizuar duke krijuar kështu radhë të gjatë automjetesh. 

Ai thotë se ka dalë nga Kthesa e Rinasit në orën 2 dhe në momentin që xhirohet video është ora 6, pra 4 orë për një distancë prej aq pak kilometrash.

"Shikoje trafikun. Kam dalë nga Kthesa e Rinasit për tu futur në trafik në orën 2 këtu është ora 6. Nga Rinasi deri në Vorë 4 orë. Me qindra makina dhe asnjë nuk kujtohet nga televizionet që ta filmojë",- shprehet qytetari. 

Të fundit