Flash News

E-TJERA

4 urdhër ndalime nga Prokuroria e Krujës, dy të ndaluar. FNSH aksion në Tiranë

  4 urdhër ndalime nga Prokuroria e Krujës, dy të ndaluar. FNSH             

Prokuroria e Krujës ka lëshuar katër urdhër-ndalime, për persona të dyshuar si të përfshirë në ngjarje kriminale.

Deri tani, policia ka shoqëruar një prej tyre dhe po merret në pyetje. Mësohet se dy nga personat janë të përfshirë në dhunimin e grabitjet e banesës se Nazmi Cangut në Fushë Krujë.

Grabitja e biznesmenit Nazmi Çangu

Nazim Çungu së bashku  me gruan dhe fëmijët kanë qenë në një arkë familjare dhe janë kthyer në banesë në orën 23:00 të natës. Pasi kanë rënë për të fjetur, rreth orës 01:00 ata janë zgjuar nga grabitësit që i kishin drejtuar automatikun në fytyrë. 3 prej grabitësve ruanin gruan dhe fëmijët në një dhomë të shtëpisë, ndërsa 3 të tjerë po dhunon biznesmenin që të tregonte çelësin e kasafortës për të marrë paratë. Në tentativë për të rezistuar biznesmeni ka kafshuar një nga grabitësit në dorë dhe në këmbë, por kjo i ka acaruar edhe më shumë ata duke e rrahur për vdekje. Pas dhunimit të Nazmi Çungut ata kanë marrë çelësin dhe kanë marrë më vetë të gjitha paratë dhe sendet me vlerë dhe më pas janë larguar.  

Po ashtu, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë duke zhvilluar një aksion mëngjesin e sotëm edhe në Tiranë e Durrës për kapjen e personave të kërkuar.

 

Të fundit