Flash News

E-TJERA

The Guardian rendit 40 plazhet më të bukura të Evropës, mes tyre edhe Porto Palermo

The Guardian rendit 40 plazhet më të bukura të Evropës, mes

The Guardian ka bërë një renditje të 40 plazheve më të bukura në Evropë. Mes tyre është edhe Shqipëria, me fshatin Qeparo në Vlorë e vlerësuar më së shumti për plazhin e fshehtë të Porto Palermos.

E përditshmja britanike e ka cilësuar Qeparonë një fshat magjik me shumëllojshmëri ngjyrash.

“Qeparo është një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash: bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha e formacioneve shkëmbore gëlqerore që dalin nga shpatet dramatike të maleve përreth. Ka shumë plazhe të fshehura, por edhe ai kryesor, i quajtur Porto Palermo, është bukur i pazhvilluar dhe i përsosur për t'u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor të afërt, në krye me një kështjellë 200-vjeçare”, shkruhet në artikull.

Ndër plazhet më të bukura, janë ato në Greqi, Kroaci, Mal të Zi, Itali, Gjermani, Francë, Holandë, Portugali dhe vende të tjera të Evropës.

Të fundit