Flash News

E-TJERA

40-vjeçari nga Shkodra arrestohet në Muriqan, kërkohej nga Luksemburgu për vjedhje

40-vjeçari nga Shkodra arrestohet në Muriqan, kërkohej nga

Një 40-vjeçar nga Shkodra ka rënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Pjetër Ndoci akuzohej nga policia në Luksemburg për “Vjedhja me dhunë”.

Ai është kapur në pikën kufitare të Muriqanit dhe urdhër-arresti është prerë nga autoritetet e Malit të Zi. Më pas do të vijojnë porcedurat për ekstradimin e tij për në Luksemburg.

“Kapet një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Luksemburgu, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Në kuadër të operacionit, në territorin e Malit të Zi, në pikën e kalimit kufitar midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, bazuar në informacionet e dhëna nga FAST Albania, në bashkëpunim dhe me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, u bë e mundur kapja, nga FAST Montenegro, e shtetasit P. N.(Ll.), 40 vjeç, lindur në Vrith, Shkodër, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore në Luksemburg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Ndaj këtij shtetasi u ekzekutua, nga autoritetet policore të Malit të Zi, urdhër arresti ndërkombëtar i lëshuar nga autoritetet ligjzbatuese të Luksemburgut dhe vijojnë porcedurat për ekstradimin e tij për në Luksemburg”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit