Flash News

E-TJERA

400 mijë lekë ryshfet për ulje dënimi, avokati i arrestuar sot, ish-gjyqtar i tërhequr nga vetting-u

400 mijë lekë ryshfet për ulje dënimi, avokati i arrestuar

Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i gjyqtares në Elbasan dhe avokatit mbrojtës, të akuzuar për korrupsion. Në bashkëpunim, të kishin marrë një shumë monetare për të favorizuar një të arrestuar.

Mësohet se në banesën e gjyqtares së cilës iu caktua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, po ushtrohet kontroll, ndërsa deri tani mësohet se gjyqtarja në fjalë mund të ketë marrë deri në 400 mijë lekë ryshfet.

Detaje kanë dalë edhe lidhur me avokatin i cili po ashtu u arrestua gjatë aksionit të SPAK në Elbasan.

Bëhet fjalë për avokatin Ilir Pashaj, i cili para 4 vitesh ka qenë gjyqtar në Elbasan. Pashaj dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë, para se të dilte para vetting-ut, pasi nuk plotësoi formularin e deklarimit të pasurisë.

Bashkë me avokatin dhe gjyqtaren janë arrestuar edhe tre qytetarë, familjarët e të arrestuarit për të cilin kërkohej zbutja e masës së sigurisë në këmbim të parave.  

 

Të fundit