Flash News

E-TJERA

41-vjeçari godet bashkëjetuesen me thikë në Tiranë, arrestohet nga Policia

41-vjeçari godet bashkëjetuesen me thikë në Tiranë,

Një konflikt brenda një çifti ka përfunduar me plagosjen e një gruaje ne zonën e rrugës “Besim Alla” në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, dyshohet se motivi i ngjarjes ka qenë xhelozia, ndërsa autori i dyshuar, F. C., 41 vjeç, ka goditur bashkëjetuesen e tij me mjet prerës (thikë) në banesë.
Autori është kapur dhe vënë në pranga, ndërsa mjeti i përdorur është sekuestruar. 

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Plagosi me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta bashkëjetuesen e tij, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

 Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besim Alla”, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar shtetasin:

-F. C., 41 vjeç.

41-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, në banesë, në rrugën “Besim Alla” ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit