Flash News

E-TJERA

43-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në Tiranë, dyshohet se kishte një muaj brenda

43-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në
foto ilustruese

Një 43-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në rrugën “Sali Nivica” në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, trupi i pajetë i 43-vjeçarit është gjetur nga të afërmit e tij.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë sipas burimeve të mediave dyshohet se ka një muaj brenda, por ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me këtë dyshim.

Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.06.2022, në rrugën “Sali Nivica”, në banesë, është gjetur nga të afërmit, pa shenja jete, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit