Flash News

E-TJERA

43-vjeçari kishte dy plumba, policia po heton përfshirjen e një personi të tretë në vrasjen e dyfishtë në Shkozë

43-vjeçari kishte dy plumba, policia po heton përfshirjen e një

Merr tjetër rrjedhë ngjarja që tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm.

Fillimisht, u raportua se 43-vjeçari Roland Sinani vrau me armë zjarri kunatën e tij, Migena Sinani 37 vjeç në Shkozë dhe më pas autori i dyshuar vrau edhe veten.

Mësohet se trupi i 43-vjeçarit është gjetur në oborrin e banesës, ndërsa arma e krimit është gjetur larg trupit të tij.

Në trupin e 43-vjeçarit janë gjetur dy plumba, çka ka ngritur dyshimet e hetuesve se në këtë ngjarje mund të jetë përfshirë edhe një person i tretë.

Deri tani është raportuar se në momentin e krimit burri i Migenës nuk ndodhej në banesë, pasi punonte si taksist turn i tretë.

Prindërit e autorit, të cilët kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja janë shoqëruar në polici për të dëshmuar, të cilët kanë deklaruar se kanë qenë në gjumë dhe nuk kanë dijeni si ka ndodhur ngjarja.

 

Të fundit