Flash News

E-TJERA

44-vjeçari hidhet nga i 15-të i pallatit në Tiranë

44-vjeçari hidhet nga i 15-të i pallatit në Tiranë

Një 44-vjeçar është hedhur nga kati i 15-të i një pallati ditën e sotme në Tiranë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se i ndjeri i identifikuar me inicalet E. T dyshohet se e kreu aktin në kushte depresioni.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.05.2023, shtetasi E. T., 44 vjeç, banues në rrugën “Mujo Ulqinaku”, ka shkuar në një pallat në ndërtim e sipër, në bulevardin “Bajram Curri”, dhe dyshohet se në kushte depresioni, është vetëhedhur nga kati i 15-të i kësaj ndërtese dhe ka rënë në katin e 10-të.

Si pasojë 44-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut të vetëhedhjes së 44-vjeçarit nga lartësia.

Të fundit