Flash News

E-TJERA

45 vjeçari pëson arrest kardiak në timon, përplaset me dy automjete të tjera në Shkodër

45 vjeçari pëson arrest kardiak në timon, përplaset me dy

Një 45-vjeçar ka humbur jetën pasi u përfshi në një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Policia njofton se 45-vjeçari A. Ç. dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke u përplasur me 2 automjete të parkuara.

Shkodër/Informacion paraprak.

Rreth orës 20:20, në lagjen “Naim Gjylbegu” shtetasi A. Ç., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke u përplasur me 2 automjete të parkuara.

Shtetasi A. Ç., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti.

Të fundit