Flash News

E-TJERA

45.5 kg kokainë në kontejnerin me mish pule në Portin e Durrësit, lihen në burg administratori i firmës dhe agjenti doganor

45.5 kg kokainë në kontejnerin me mish pule në Portin e

 Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka lënë në burg dy personat e arrestuar për 45.5 kg kokainë të kapur në kontejnerin me mish pule në Portin e Durrësit tri ditë më parë.

Gjykata ka vendosur burg pa afat për administratorin e kompanisë 'Apetit Group' Arben Ferizi dhe burg për 18 ditë Egert Vargu,  me detyrë agjent doganor që ishte kontraktuar nga kompania, që kishte porositur mishin për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut.

Të dy të arrestuarit kanë mohuar të kenë pasur dijeni apo lidhje me trafikimin e lëndës narkotike. Para hetuesve, Vargu ka deklaruar se është agjent i pavarur doganor dhe se punon bashkë me gruan. Sipas tij, ai ka bërë veprimet doganore për kompaninë dhe s’ka asnjë njohje dhe as lidhje.

Edhe administratori i kompanisë ka deklaruar se ka porositur mish pule dhe të gjithë veprimet i ka kryer online. 

 

Të fundit