Flash News

E-TJERA

46-vjeçari në Korçë plagos rëndë bashkëshorten, largoi fillimisht fëmijët nga banesa e më pas e qëlloi

46-vjeçari në Korçë plagos rëndë

Aleko Myrtollari, 46-vjeç qëlloi me thikë bashkëshorten e tij 38-vjeçare duke e lënë të plagosur. Ngjarja ndodhi në lagjen Nr. 10 në Korçë, ndërsa bashkëshortja u dërgua në spital në gjendje të rëndë shendetësore.

Menjëherë pas plagosjes, autori është larguar nga banesa ku ndodhi ngjarja.

“Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi A. M., rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen M. M., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit A. M., i cili pasi ka plagosur bashkëshorten e tij është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Siç raportohet nga detaje të reja mbi ngjarjen, Aleko Myrtollari dhe Manjola kishin pasur konflikte të vazhdueshme mes tyre. Çifti kishte një muaj e gjysmë që ishte kthyer nga Tirana në Korçë, bashkë me fëmijët.

Aleko ka kërkuar fillimisht nga fëmijët të dalin jashtë banesës dhe më pas ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij. Ishte vajza 16 vjeçare ajo e cila ka lajmëruar policinë pasi ka gjetur nënën të plagosur.

Aleko ka ushtruar gjatë gjithë kohës dhunë ndaj Manjola Myrtollarit, për shkak se ai konsumonte edhe alkool dhe thuajse ishte i dehur gjithë kohën.

Të fundit