Flash News

E-TJERA

48 orë kërkime, ende asnjë gjurmë nga minatori që mbeti i bllokuar në galeri

48 orë kërkime, ende asnjë gjurmë nga minatori që mbeti

Ende asnjë gjurmë nga 60 vjeçari që mbeti i bllokuar në minerën e Bulqizës. Pas 48 orë kërkimesh, nuk është bërë e mundur gjetja e minatorit Muharrem Plaku.

Ai është bllokuar në thellësi të nëntokës në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës. Masivi i mineralit që ka rënë është i madh, kjo e ka vështirësuar punën e kërkuesëve.

Aty po punonin gjashtë minatorë, por pesë prej tyre arritën të shpëtonin me dëmtime të lehta, ndërsa për Plakun nuk dihet ende nëse është gjallë.

Të fundit