Flash News

E-TJERA

Kokainë në kontejnerët me banane/ SPAK kërkoi lirimin, GJKKO lë në burg Selim Çekajn

Kokainë në kontejnerët me banane/ SPAK kërkoi lirimin, GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën e SPAK për lirimin e Selim Çekajt. Kjo është hera e dytë që GJKKO refuzon kërkesën për liri të Çekajt.

72-vjeçari u arrestua pasi në kontejnerët me banane të kompanisë së tij u gjetën dhe u sekuestruan 49 kg lëndë narkotike kokainë në Portin e Durrësit.

SPAK kërkoi lirimn e Selim Çekajt me argumentin se nuk paraqet rrezikshmëri, kërkesë e cila u refuzua nga GJKKO. Çekaj kërkoi ndryshimin e masës së arrestit nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie".

Selim Çekaj është babai i Arbën Çekaj, i dënuar me 14 vite burg pasi para 3 vitesh u kap me 613 kokainë në magazinat e kompanisë së tij të kontejnerëve me banane në Maminas.

 

Të fundit