Flash News

E-TJERA

49 kg kokainë në kontejnerin me banane, GJKKO lë në “arrest shtëpie” Selim Çekajn

49 kg kokainë në kontejnerin me banane, GJKKO lë në

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka liruar nga qelia Selim Çekajn, ku në kontejnerin e kompanisë së tij me banane iu gjet 49 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Pas dy kërkesave të refuzuara, Apeli vendosi të zbusë masën e sigurisë për Çekajn, duke kaluar nga “arrest me burg” në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

"Gjykata e posaçme e apelit për korrupsionin dhe krimin e organizuar vendosi: ndryshimin e vendimit nr 323 dt 24.09.2021 të gjykatës se posaçme te shkalles se pare për korrupsionin dhe krimin e organizuar si me poshtë: - zëvendësimin e masës se sigurimit “arrest ne burg” me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për të hetuarin S.Ç," thuhet në njoftim.

Djali i tij Arbër Çekaj është duke vuajtur dënimin me 14 vite burg për trafikimin e 600 kg kokaine nga Amerika e Jugut.

 

Të fundit