Flash News

E-TJERA

49-vjeçarja lyhet me lëndë djegëse, më pas u hodh nga ballkoni; policia e Korçës jep detajet

49-vjeçarja lyhet me lëndë djegëse, më pas u hodh nga

Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës.

Sipas policisë, një grua me iniciale  S.K, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni.

Korçë/Informacion paraprak


Sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim, në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se fillimisht u raportua se 49-vjeçarka është hedhur nga ballkoni i katit të katërt pasi në banesën e saj kishte rënë zjarr.

 

Të fundit