Flash News

E-TJERA

5 plumba makinës ku udhëtonin jashtë shërbimit, kush janë dy policët që u tentuan të eliminoheshin në Vlorë

5 plumba makinës ku udhëtonin jashtë shërbimit, kush
Foto nga vendi i ngjarjes

Makina private e dy punonjësve të policisë është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani”, në Vlorë.

Fatmirësisht, plumbat nuk kanë lënduar asnjërin prej tyre. Bëhet fjalë për Anxhelo Breshani, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Nako Mehmetaj me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët kanë qenë jashtë shërbimit dhe udhëtonin në një makinë private kur janë qëlluar me armë.

Në vendin e ngjarjes, hetuesit kanë gjetur 5 gëzhoja plumbash, ndërsa autori i cili i ka qëlluar nga një makinë po ashtu në ecje është ende i paidentifikuar.

Njoftimi i policisë: 

 Rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volksëagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.
Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Të fundit