Flash News

E-TJERA

5 bashki në garën e 9 nëntorit, sa do të jetë fondi për zgjedhjet nga KQZ

5 bashki në garën e 9 nëntorit, sa do të jetë fondi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur fondin prej 1.6 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve të pjesshme në pesë bashki të vendit, pas pezullimit të procesit zgjedhor në Bashkinë e Tiranës.

Lajmi u konfirmua nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, gjatë një deklarate për mediat.
Zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen në bashkitë e Vlorës, Tepelenës, Matit, Cerrikut dhe Beratit, ku për shkak të zhvillimeve të fundit politike dhe institucionale, është e nevojshme të zgjidhen drejtues të rinj vendorë.
Ky fond do të mbulojë të gjitha shpenzimet logjistike dhe administrative të procesit zgjedhor, përfshirë materialet, teknologjinë, stafin dhe sigurinë e votimit.

 

Të fundit