All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Kompanitë që kanë ‘thithur’ më shumë para nga Thesari i Shtetit: ‘Fusha', 'Salillari’, 'Gjoka' dhe Kastrati

All - Paragraf - 1

Kompanitë që kanë ‘thithur’ më shumë para

Një hulumtim ka çuar në evidentimin e kompanive që kanë përfituar më shumë fonde nga Thesari i Shtetit përgjatë tre viteve të fundit.Në listën e përfituesëve më të mëdhej janë emra kompanish të njohura dhe akuzuara shpesh si kliente të qeverisë aktuale.

All - Paragraf - 3

Kompanitë që kanë ‘thithur’ më shumë para

Renditja kryesohet nga Trans Adriatic Pipeline AG Abania, shoqëria që zbaton projektin e gazjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP). Kjo kompani ka përfituar 15.4 miliard lekë nga thesari i shtetit për të tre vitet për rimbursim TVSH, duke qëndruar në krye të listës në renditjen e vitit 2020 dhe 2021.

Në vend të dytë renditet Gjoka 87 me 9.48 miliard lekë të përfituara. GJOKA 87 është një shoqëri koncesionare e themeluar për ndërtimin e rrugës së Arbrit.

Kompania që renditet në vendin e tretë dhe që ka marrë 6.67 miliard lekë nga thesari i shtetit për vitet 2019-2021 është Fusha.,shpk. Kjo e fundit është zotëruese e disa shoqerive koncesionare dhe një nga kontraktorët më të mëdhenj të kontratave publike.

Kjo shoqëri ka lidhur kontrata me institucione të rëndësishme prokuruese kryesore, me njësitë e qeverisjes vendore si operator i vetëm dhe në bashkëpunim, me institucionet shëndetësore dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Lista vazhdon me Salillarin operatori ekonomik që ka përfituar 6.2 miliard lekë. Salillarin ka ngjitur shkallët e renditjes në vlerën e transaksioneve të thesarit dhe në pozicion nga viti në vit.

G.P.G Company mbyll listën e pesë përfituesëve më të mëdhej nga të thesarit të shtetit. G.P.G Company ka përfituar 5.86 miliard lekë dhe është zotëruese e dy hidrocentraleve në Shqipëri.

Burimi: Open Data Albania

Të fundit