Flash News

E-TJERA

5 Maji/ Letra e Nënë Lizës në Komisionin e Ligjeve: Mariglen Qato më tha “ke për të marrë l*shtë”

5 Maji/ Letra e Nënë Lizës në Komisionin e Ligjeve: Mariglen

Në Komisionin e Ligjeve u mbajt një seancë dëgjimore të kërkuar nga opozita për banesat e shembura disa ditë më parë nga IKMT tek 5 Maji, aksion i shoqëruar me protesta dhe rezistencë nga ana e banorëve.

Në dëgjesën dedikuar kësaj çështjeje, Liza Marku, e njohur si Nëna Liza që preku zemrat e shqiptarëve pas shkatërrimit të banesës së saj nga Komisioni i Ligjeve ka lexuar një letër ku tregon reagimin e policisë për ta nxjerrë nga shtëpia.

Ajo tha po ashtu se deri tani nuk ka firmosur asnjë kontratë. 

Ka 16 vite që na latë rrugëve, më datën 13 na dhanë urdhër që të lironim shtëpitë, një ditë më pas ne dërguam shkresë për anulimin e urdhrit, i jam drejtuar shkresë drejtorit të policisë, Gledis Nanos i kemi kërkuar pezullimin e prishjes. Më 19 janar në 5 mëngjesit më ka nxjerrë policia me dhunë dhe më është tërheq zvarrë, më keni të nxjerr jashtë rrogat ilaçet dhe gjitha.

4 policë na nxorën jashtë, me këtë shtet dhe kryetar bashkie jemi duke hyrë në gropë. Kryetari i Bashkisë me qenë burrë, vjen në shesh të burrave, se unë jam plak për me më nxjerrë gjithë ata policë.

Mariglen Qato (kreu i IMT) më tha “ke për të marrë leshtë”, pse u bë gjithë ajo luftë. Përse u prish gjysma e shtëpisë unë aty po jetoj dhe do të jetoj deri sa të marr shtëpi të re. A pranoni ju një kontratë të tillë?”, tha Nënë Liza.

 

Të fundit