Flash News

E-TJERA

5 milionë euro abuzim, ish-drejtoresha e ARRSH "ia hedh" me 60 orë punë publike

5 milionë euro abuzim, ish-drejtoresha e ARRSH "ia hedh" me 60

Sonila Qato, ish-drejtoresha e ARRSH-së, u dënua me vetëm 6 muaj burg për 5 milionë euro abuzim me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

GJKKO vendosi që Qato, e akuzuar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, do ta vuajë dënimin në burg, pasi ai i është konvertuar në shërbim prove.

Ajo do të kryejë punë në interes të publikut për 60 orë. Gjithashtu për 1 vit i hiqet e drejta e ushtrimit të funksioneve publike.

Qato u kallëzua në vitin 2020 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili në një prej raporteve të tij konkludoi se abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë arrinte vlerën 5 milionë euro.

 

Të fundit