Flash News

E-TJERA

5 muaj larg zgjedhjeve, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë

5 muaj larg zgjedhjeve, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa

Ambasadori i OSBE Michel Tarran, teksa foli ditën e sotme në konferencën e organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe OSBE mbi parandalimin e presionit ndaj votuesve në zgjedhje, vuri theksin tek fshehtësia e votës.

Në fjalën e tij në këtë tryeze diskutimi, ambasadori i OSBE Michel Tarran u ndal edhe te disa prej rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

 ‘Fshehtësia e votimit, ky parim përbën një nga angazhimet kyçe të shteteve pjesëmarrëse të OSBE sipas dokumentit të Kopenhagen. Nga rëndësia që çdo qytetar të shprehë lirisht zgjedhjen e tij pa frikë nga shtrëngimi apo hakmarrja, mbetet thelbësor për integritetin e zgjedhjeve dhe ligjshmërinë e institucioneve që dalin prej tyre. Fshehtësia e votimit, konsiderohet një nga aspektet e rëndësishme të lirisë së zgjedhësve se siguron mbrojtjen e tyre nga presionet që mund të përballen nëse të tjerët mësojnë si kanë votuar. Fshehtësia duhet zbatuar për gjithë procedurën, kryesisht për hedhjen dhe numërimin e votave. Trajtimi i mënyrave për eliminimin e kontrollit të votuesve. Presioni i dekurajon zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lirisht dhe pa frikë”, deklaroi ambasadori më tej në fjalën e tij.

Tarran theksoi se, procesi demokratik minohet shkak të krijimit të një mjedisi aspak miqësor për votuesit.

Përvojat e fundit dhe raportet e OSBE/ODIHR kanë treguar se ruajtja e fshehtësisë së votimit në Shqipëri has sfida. Raportet vënë në dukje se proceset ndikohen negativisht nga problemet teknike dhe procedurale për votimet në grup, tensionet, presionet ndaj zgjedhësve brenda dhe jashtë QV”, theksoi ai.

Ndërkohë, ish-sekretari i KQZ-së në Moldavi, Alexandru Berlinschi u shpreh se duhet që votuesit të raportojnë presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës.

 ‘Vendosja në dispozicion e numrave që zgjedhësit të raportojnë presionet dhe shkeljet e fsheftësisë së votës. Pastaj duhet që të bëhet ndjekja e këtyre shkeljeve, duhet që të bëhen hetime dhe të merren masa të menjëhershme qoftë për individë ose edhe grupe, sepse nga këtu rritet besimi i publikut. Autoritetet në Shqipëri duhet që të mundësojnë një proces zgjedhor të rregullt. Në Moldavi përshembull në çdo zgjedhje që behet janë ngritur grupe pune, si policia, agjenci publike, agjencia kibernetike e mbrojtjes së të dhënave në Moldavi dhe ka si qëllim që të përmirësojë procesin.

Të fundit