Flash News

E-TJERA

5 të plagosur nga aksidenti në Korçë, një person i bllokuar në mjet

5 të plagosur nga aksidenti në Korçë, një person i

Pesë persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa një tjetër i bllokuar brenda mjetit. Ky është bilanci që jep deri tani policia nga aksidenti i rëndë në Korçë, në afërsi të fshatit Belorta.

Sipas policisë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin N. M., është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin V. M.

Për pasojë, janë dëmtuar 5 shtetas, ndërsa 1 tjetër ka mbetur i bllokuar në mjet dhe po punohet me shërbimet zjarrfikëse për t’a nxjerrë.

Të lënduarit po transportohen në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit