Flash News

E-TJERA

5 vatra zjarri në Tropojë, ndërhyjnë helikopterët e KFOR

5 vatra zjarri në Tropojë, ndërhyjnë helikopterët e

Pesë vatra zjarri janë aktive në Tropojë, për shuarjen e flakëve janë angazhuar 100 forca të Armatosura si edhe në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe 3 helikopterët e KFOR bashkë me një ekip nga Kosova. Për fat të mirë, është bërë e mundur rrezikut për banesat e lagjes Hajdarmataj.

Sa i përket zjarreve të regjistruara një ditë më parë, 2 persona janë vënë në pranga. Mësohet se është arrestuar B. H., 60 vjeç, banues në fshatin Zigxhafaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë rrezikuar banesa në zonë, janë djegur sipërfaqe toke të mbjella me ullinj dhe pemë frutore, si dhe janë djegur sipërfaqe pyjore si edhe Z. S., 58 vjeç, banues në fshatin Sineballaj. Edhe ky i fundit dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj.

Të fundit