Flash News

E-TJERA

5 vite punë në këmbim të diplomës, studentët e Mjekësisë: Do të transferohemi në privat

5 vite punë në këmbim të diplomës, studentët e

Studentët e Mjekësisë protestuan dje dhe kërkuan që të jenë të pranishëm në Komisionin e Edukimit ku u diskutua projektligji që detyron studentët të qëndrojnë në Shqipëri dhe të punojnë për 5 vite, në mënyrë që të marrin diplomën.

E pranishme në mbledhjen e komisionit sot, ishte një përfaqësi e studentëve e cila ngriti si shqetësim faktin që ligjin kërkojnë ta miratojnë me emergjencë.

“Pse me ligj emergjence? Ne nuk jemi në kushte emergjence? Pse duhet të vendosemi në kushte të tilla? Një detyrim kur nuk jemi në këto kushte. Ky është paradoks i parë ku gjithë situata përplaset”, tha ai.

Një tjetër student u shpreh se shumë prej tyre po mendojnë të transferohen në universitetet private apo dhe të ndërrojnë degë.

“Studentët po shohin mundësinë që të ikin nga shteti dhe të shkojnë në privat. E trishtë është se ka dhe nga ata studentë që po shohin mundësinë për të ndërruar dhe degë”, shtoi ai.

Të fundit