Flash News

E-TJERA

“50 mijë persona të vaksinuar”, Manastirliu: Për kë do të përdoren vaksinat ruse, presim doza të tjera të "Pfizer-it"

“50 mijë persona të vaksinuar”, Manastirliu: Për

10 mijë dozat e vaksinës ruse, të mbërritura ditën e djeshme në Shqipëri do të përdoren për të moshuarit + 80 vjeç. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa së bashku me kryeministrin Edi Rama ndoqën nga afër procesin e vaksinimit të pedagogëve dhe mësuesve, në Tiranë.

Manastirliu bëri me dije se deri më tani janë arritur të vaksinohen 12 mijë arsimtar të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa më tej shtoi se në ditët e para të prillit priten të mbërrijnë në Shqipëri doza të vaksinave Pfizer, si dhe janë në negociata me kompaninë AstraZeneca për sigurimin e dozave të tjera.

“Janë vaksinuar mbi 12 mijë arsimtar. Kemi arritur në një numër mbi 48 mijë vaksinime. Dozat që mbërritën dje, do të vijojmë vaksinimin e të moshuarve + 80 për të ndjekur planin e vaksinimit. Presim të na vijnë doza të tjera të Pfizerit në ditët e para të prillit. Presim nga COVAX një sasi tjetër të AstraZenecas deri në 60 mijë doza. Me të Kosovës thuajse kemi mbaruar, kemi dhe pak për të përmbyllur testimin mbi 500 dozash”, tha Manastirliu.

Krahas videos së publikuar në rrjetet sociale, Rama shkruan se deri më tani në të gjithë vendin, janë vaksinuar 50 mijë persona.

“Tiranë – Vijon intensivisht vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve *sot arrimë në 50 mijë të vaksinuar dhe në ditët në vijim do të rrisim vijimësisht numrin e vaksinimeve, falë edhe dozave plus që kem siguruar e do të sigurojmë në vazhdim” shkruan Rama.

Të fundit